Sherbimet tona
Ne jemi te lumtur tju ndihmojm me cfaredolloj problemi te keni
Shërbim i dedikuar për çdo klient"
Me mbi 20 vite eksperiencë, Elektro Novo ofron shërbime elektrike të sigurta dhe cilësore për objekte civile dhe industriale. Përvoja jonë e gjatë dhe stafi i kualifikuar na lejon të realizojmë projekte të çdo shkalle, duke garantuar siguri, efikasitet dhe zgjidhje të përshtatura për çdo klient.

PROJEKTIMI
Hartim projektesh elektrike për ndërtesa civile dhe industriale
Dimensionim dhe përllogaritje të ngarkesave
Dokumentacion teknik për leje dhe kolaudim
Konsulencë profesionale për optimizim të energjisë

INSTALIME ELEKTRIKE REZIDENCIALE
- Instalime të reja elektrike për apartamente, shtëpi dhe zyra
- Rikonfigurim dhe përmirësim i rrjetit ekzistues
- Montim i pajisjeve elektrike dhe sistemeve të ndriçimit
- Kontroll dhe mirëmbajtje periodike

INSTALIME ELEKTRIKE KOMERCIALE
- Zgjidhje elektrike për fabrika dhe ambiente prodhimi
- Sisteme të tensionit të lartë dhe të ulët
- Panele elektrike industriale dhe automatizim
- Siguri dhe mbrojtje sipas standardeve ndërkombëtare

IMPIANTE FOTOVOLTAIKE
Projektim dhe dimensionim të sistemit sipas nevojave tuaja energjetike
Instalimin e paneleve fotovoltaike, inverterëve dhe baterive
Mirëmbajtje dhe mbështetje teknike afatgjatë
Këshillim për aplikime dhe dokumentacion për subvencione ose financime.

MATJA E TOKEZIMIT DHE TESTIMI I INSTALIMEVE ELEKTRIKE
Matje të saktë të rezistencës së tokezimit për sisteme civile dhe industriale
Testim i plotë i instalimeve elektrike për funksionalitet dhe siguri
Zgjidhje të personalizuara për përmirësimin e sistemeve që nuk plotësojnë normat.

KONSULENCE INXHINIERIKE
Analizë teknike e projekteve ekzistuese dhe propozim zgjidhjesh optimizuese
Hartim dhe rishikim projektesh elektrike sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare
Konsulencë për zgjedhjen e pajisjeve dhe materialeve të përshtatshme
Përgatitje dokumentacioni teknik për inspektime dhe leje.
Instalime Elektrike
Instalime të reja për shtëpi, zyra apo ambiente biznesi nga kabllot dhe ndriçimi, deri te panelet elektrike.
Riparime dhe Ndërhyrje Emergjente
Shërbime të shpejta dhe të besueshme për çdo defekt elektrik në ambiente banimi dhe biznesi
Ndriçim modern Smart Home
Zgjidhje moderne ndriçimi LED për ambiente rezidenciale dhe komerciale.

